Tentoi të ndihmonte të burgosurit në Kamëz! Ky është ‘Boja’, efektivi që u asfiksua

0

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar brenda komisariatit numër 5 në Kamëz la pas 1 viktimë dhe dy të asfiksuar. Dosja.al raportoi e para zjarrin që nisi në komisariat. Një prej të lënduarve është edhe efektivi i policisë Hajredin Boja i cili tentoi të ndihmonte të burgosurit në momentin që nisi zjarri.

Përveç efektivit të policisë u lënduan edhe dy të paraburgosur, një prej të cilëve humbi jetën rrugës për në spital. Arben Mici 26 vjeç humbi jetën ndërsa ishte arrestuar dje për dhunë në familje. Dilaver Idrizi 62 vjeç është personi i cili pak ditë më parë hodhi bashkëjetuesen nga ballkoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu