Dyndje blerjesh për pilulat ‘e shpëtimit’. Bota trembet nga lufta bërthamore e Putin

0

Mësohet se çmimi i pilulave të jodur kaliumit është rritur në Amazon me rreth 50% që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Pilulat kanë efekt mbrojtjeje nga rrezatimet radioaktive.

Ato janë shpërndarë si pasojë e shkrirjes së termocentraleve bërthamore dhe ka prova që sugjerojnë se funksionojnë, por vetëm deri në një pikë.

Pilulat ndalojnë tiroiden tuaj, një gjëndër në qafë, nga thithja e jodit radioaktiv. Por ato nuk mbrojnë pjesët e tjera të trupit dhe nuk ju mbrojnë nga elementët e tjerë radioaktivë në rast rrjedhjeje.

Ndërsa pushtimi i tij i Ukrainës po shkon keq, Vladimir Putin ka përdorur kërcënime shqetësuese, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore të Rusisë në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Mundësia e një konfrontimi të përshkallëzuar që çon në përdorimin e armëve bërthamore në Evropë mbetet shumë i ulët.

Por rreziku i luftës bërthamore tani është më i madh se sa ka qenë në dekada dhe shumë njerëz janë të trembur.

Një nga rreziqet më të mëdha të një arme bërthamore është sasia e bollshme e rrezatimit që do të lëshonte. Pas një sulmi, reshjet radioaktive do të binin si shi nga qielli, duke helmuar ata që i ekspozoheshin. Kjo mund të çojë në sëmundje të rënda dhe vdekje. Por vështirë se mund të ndodhë një luftë bërthamore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu