Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë thënë se tre persona janë vrarë nga sulmi ajror në zyrat rajonale të Mykolaiv.
Sipas Sky news, në një postim në internet, shërbimet thanë se deri më tani 18 të mbijetuar ishin nxjerrë nga rrënojat në qytetin ukrainas jugor.
Mendohet gjerësisht se sulmi kishte në shënjestër liderin lokal Vitaliy Kim – i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë.