Arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako është pritur me ironi nga gazetarët e kronikës, që kanë denoncuar edhe dosjen e inceneratorëve. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha ka rikujtuar që në kohën e diktaturës një politikan me të njëjtin emër, ndërroi jetë në një aksident të dyshimtë.
Hoxha me ironi, heq një vijë paralele mes dy politikanëve duke “fajësuar” emrin e tyre, që mesa duket sjell ters.
“Nuk qenka e thene!!! Fati i keq qe i ndjek politikanet e rinj me emrin Alqi… Alqi Kondi, nje politikan i ri komunist me perspektive, e mori me qafe udheheqesi(Enver Hoxha). Vdiq pas nje aksidenti te dyshimte me motorr me 24 qershor 1945. Alqi Bllako, nje deputet i ri socialist me perspektive, e mori me qafe udheheqesi(Edi Rama). E dorezoi ne burg pas nje afere te dyshimte korrupsioni me 31 mars 2022,”-shkruan Artan Hoxha.