“Jashtë bie borë” – kjo është premiera me e fundit e cila pritet të vendoset në skenën e Teatrit Skampa në datën 8 Prill. Prej disa ditësh aktorët po përgatitën ta sjellin këtë premierë në skenë në mënyrën e tyre më të mirë. Drejtori i Teatrit Skampa, Kliti Kapaj, jep më tepër detaje përsa i përket kësaj premiere. Ajo përbëhet nga një kas i mirënjohur aktorësh të teatrit kombëtar. Regjizori dhe njëkohësisht aktori kryesor është Ervin Çuli. Në thelb ajo është një komedi e trishtë e cila përcjell mesazhe shume të forta. Kjo shfaqe do të vihet në skenë në datat: 8-9-10 prill edhe javën e ardhshme në datë, 16-17-18 prill. Gjithashtu, ai gjen rastin t’u bëjë thirrje te gjithë artdashësve ta ndjekin nga afër këtë shfaqje.
Regjizori i shfaqes, Ervin Culi, dhe njëherësh aktori kryesor e fton publikun ta ndjeki këtë shfaqe me nota të trishta, por me mesazhe të qarta.