Mbytet në lumë fëmija 12 vjeçar në Lezhë, kërkime për t’i gjetur trupin

0

Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë.

Burime për InfowebTv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, ku një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan.

Mendohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ po kërkojnë në rrjedhën e lumit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu