Aksident i rëndë në Korçë. Përplasen 2 makina, 4 të plagosur në spital. Në njërën një çift bashkëshortësh

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës pranë kryqëzimit të fshatit Plasë të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, dy automjete tip “Toyota” dhe “Renault” janë goditur fort dhe për pasojë kanë dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Janë 4 shtetas të plagosur në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Në automjetin me targa shqiptare bëhet me dije se janë dy meshkuj të plagosur kurse tek makina me targa greke është lënduar një çift bashkëshortësh.
Burime nga spitali bëjnë me dije se një grua është në rrezik për jetën. Tre të tjerët jashtë rrezikut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu