I ftuar ditën e sotme në Zona Zero më gazetarin Thimi Samarxhiu ka qenë gazetari i kronikës Arsen Rusta.
Në fjalën e tij, ndër të tjera, Rusta ka komentuar dhe zhdukjen e mistershme të sekretares së Gjykatës të Lezhës, Klaudia Marku.
Në këndvështrimin e gazetarit Rusta, por edhe në bazë të informacioneve që ai ka sigurar e konsideron këtë si një histori rozë, duke i hequr kështu mundësin e një pengmarrje apo kërcënimi tjetër për shkak të detyrës.
“Është një histori rozë më problemet e saj, Pastaj kriminalitet, pengmarrje nuk mund të ndodh në Shqipëri aq më tepër në pozicionin që ka ajo.
Nuk besoj që lidhet me anën profesionale dhe për shkak të detyrës. Unë besoj shumë që kjo çështje të mbyllet aty.”- tha Rusta.