Rikthehen vdekjet nga Covid në Kosovë, sa raste u regjistruan brenda 24 orëve

0

Një rast i vdekjes dhe 28 raste pozitive me COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 900 mostrave.

Që nga dje, janë shëruar 30 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive ka arritur në 541.

“Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.Në total numri i rasteve aktive është 541”, ka njoftuar Ministria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu