E pabesueshme! Dinamo humb në Elbasan dhe rrezikon rënien nga kategoria, shoferi merr autobusin dhe braktis skuadrën!

0

ELBASAN- Ndodh çudia në Elbasan! Dinamo ka pësuar një humbje që komplikon shumë situatën e saj në Superiore dhe afron rënien në Kategorinë e Parë.

Atmosfera është shumë e rënduar ndërsa një lajm vërtet befasues vjen nga Elbasani ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobusin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik.

Nuk dihet pse u bë ky veprim. Hakmarrje apo për të mbrojtur mjetin nga tifozët e pakënaqur.

Lojtarët kanë mbetur të habitur kur nuk kanë gjetur autobusin e tyre te vendi i zakonshëm jashtë “Elbasan Arena”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu