Nazmi Bandula, 55-vjeçari që u vra sot në Shkodër jetonte i ndarë mes dy qyteteve. Mësohet se Bandula jetonte në Shkodër, por shumë herë qëndronte edhe në Elbasan. Pavarësisht se kishte shumë probleme nga e shkuara, pasi ishte akuzuar për prostitucion, trafik lëndësh narkotike e vrasje, 55-vjeçari lëvizte i lirë dhe i pambrojtur.
Në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë, Albani, janë përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër. Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit, konkretisht në vitin 2003.