Studim i ri: Ilaçi me bazë kanabisi ‘vret’ 100% qelizat e kancerit të pankreasit

0

Sipas një studimi të ri, një ilaç botanik që përmban ekstrakte të një bime kanabisi arriti të eliminojë 100 për qind të qelizave të kancerit të pankreasit.

Sipas mediave të huaja, ilaçi në fjalë vrau të gjitha qelizat e kancerit pa dëmtuar asnjë qelizë të shëndetshme. Ai u zhvillua nga kompania biomjekësore Cannabotech dhe studimi u drejtua nga profesori Fuad Fares, i cili është një studiues i lartë i kancerit në Universitetin e Haifës.

Ilaçi është testuar për 8 vite me radhë, ndërsa në fund u zbulua se kishte rezultate të mira kundër kancerit.

Cannabotech pret që ata të përfundojnë fazën e studimit të fizibilitetit deri në mesin e vitit 2023, duke i çuar ata në fazën tjetër ku do të zhvillojnë ilaçin në bashkëpunim me një kompani të madhe farmaceutike nëpërmjet miratimit të FDA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu