Të shtunën zgjedhjet për kreun e ri të PD Elbasan, Bylykbashi: Fillimi i ringritjes së madhe të PD dhe opozitës në Shqipëri

0

Ditën e shtunë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD në Elbasan.

Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi në një konferencë për media tha se në garë do të jenë 4 kanidatë, doktor shkencash.

Ndër të tjera ai tha se pjesëmarrja e lartë në këto zgjedhje është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithë përfshirëse dhe më të fortë.

Zgjedhjet do të zhvillohen në seline e PD Elbasan, kandidaturat janë 4 doktor shkencash, ftoj cdo anëtarë të PD tu drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës .

Pjesëmarrja e lartë është tregues për një Parti Demokratike serioze, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më të forte.

Ditën e shtunë mbyllin një fazë të rëndësishmë te ristrukturimit të PD Elbasan duke vazhduar me zgjedhjet e kryesisë.

Sic jeni në dije zgjedhjet e fundit në PD janë bërë në 2018 dhe sipas statutit deri në vitin 2022 dhe mandati 4 vjecar i këtyre strukturave ka përfunduar.

Prandaj PD është në proces zgjedhjesh për një mandat të ri sipas udhëzimeve të Komisionit të Rithemelimit.

Zgjedhjet kanë rëndësi se do të jetë fillimi i ringritjes së madhe të PD dhe opozitës në Shqipëri”– u shpreh Bylykbashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu