Tentoi t’i vinte flakën makinës së UKT, lihet në burg Jolldashi

0

Endrit Jolldashi, personi që tentoi t’i vinte zjarrin mjetit në pronësi të UKT-së në Bashkinë e Tiranës është lënë në burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokuroria ka kërkuar lënien e tij në burg dhe kjo kërkesë u pranua nga Gjykata.

Jolldashi hodhi poshtë makinës një shishe me benzinë. Më pas është larguar me biçikletë. Të gjitha lëvizjet e tij janë të kapura nga kamerat e sigurisë në rrugët e kryeqytetit, që pas analizimit nga Policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu