Policia e Elbasanit arreston të dënuarin me burg. Në pranga edhe një tjetër për ‘dhunë në familje’

0

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vullnetari”.

Kapet, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, 1 person i shpallur në kërkim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Policia e Elbasanit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Jetmir Shermadhi 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, më datë 28.09.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke e dënuar 28 vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

-Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit A. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore dhe ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë në spitalin rajonal të Elbasanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu