Kthehemi pak pas dhe le të flasim për bosin italo-shqiptar Elvis Demçe, i cili arriti të hynte në botën e trafikut të drogës dhe u arrestua janarin e kaluar nga Policia. I njohur gjithashtu si Spartaco, 36-vjeçari ishte shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli, lideri i Irriducibili të njohur si Diabolik, i cili u vra më 7 gusht 2019.
Si kreu i një grupi që synonte ‘kontrollin absolut’ në sheshet kryesore të trafikut të drogës në Prenestino, Castelli Romani dhe Velletri, Demçe kishte mësuar se disa agjentë po kryenin hetime për aferat e bandës së tij. Prandaj vendimi për të gjetur identitetin e policëve, për t’i trembur apo edhe për t’i eliminuar ishte marrë në kohë rekord. Bisedat e deshifruara nga aplikacioni që kriminelët përdornin për ti shpëtuar veshit të policisë, Sky Etc, zbulojnë se të dyshuarit donin të vrisnin sipërmarrësin e fuqishëm italian Tonino Lucianin që kishte interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka. Në objektiv ishte gjithashtu edhe goditja e partnerit të tij Ariosto Pasquazzi.
Falë rrjeteve sociale, grupi tashmë kishte arritur të gjurmonte fytyrat e personave me uniformë të ngarkuar me hetimet, por u mungonin adresat e banimit.
“Nëse dikush i di shtëpitë e tyre të na e thotë dhe le të na presë atje. Të shkojë t’i **** ata djem kur*****! Për t’i terrorizuar!,“-është një pjesë e përgjimeve të zbardhura.
Spartaku nuk kishte për qëllim vetëm të tmerronte agjentët. Nga sa del nga përmbajtja e analizuar nga policia europiane dhe e raportuar nga La Republika, bossi shqiptar synonte dhe identifikimin e shefit të agjentëve dhe eliminimin e tij.
“Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër!”
Pra, Elvis Demçe, nuk donte të eliminonte vetëm gjyqtarët Francesco dhe Giuseppe Cascini, por edhe policët e caktuar për çështjen e tij. Ndër përgjimet më komprometuese, referohen edhe ato të verës 2020, kur Demçe dhe banda e tij gjetën defekte tek makinat e tyre, e menjëherë kriminelët dyshuan për një oficer të caktuar policie: Më ka ndjekur për një kohë të gjatë, vetëm për një kohë të gjatë. Ai është një bir kurve. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nga ai.
Vendimi i Demçes është përfundimtar: Nëse është ai djali i kurvës duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër, ta shkatërrojmë vërtet… Një plumb në kokë, ta shkatërrojmë vërtet. Thjesht përgatisni biçikletat. Biçikletat dhe gati në veprim për të shkatërruar. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që e ka bërë duhet t’i qëllojë, vetëm t’i shkatërrojë. Më 7 shtator 2020 banda kriminale kishte identifikuar policët…
Prandaj Demçe dhe njerëzit e tij kishin kërkuar shtëpitë e agjentëve: Prit derisa unë t’i bëj këtë kurthin e fundit. Shiko çfarë i bëj atij! E lë të vdekur në tokë në mes të Tor Bellës me kokën plot vrima.
Për fat të mirë, planet e Spartaku nuk u realizuan. Bosi që donte të “pushtonte” Romën përfundoi pas hekurave në fillim të vitit për drogë dhe zhvatje
Por nuk mbaron me kaq! Elvis Demçe donte të vriste Tonino Lucianin dhe partnerin e tij në biznes, të cilët kishin interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese, e ia çfarë thoshin për të: O vlla, shkoji gjeji emrin dhe mbiemrin… që t’i marrim familjen dhe ta bëjmë të bindet.
Kështu nisën kontrollet në vilën e Velletrit. Dhe ata porositën një njeri të besuar të blinte “gjithashtu një bazukë për t’u përdorur“.
Synimi është i qartë: Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro aty dy spiunëve. Muajin pasardhës Demçe e informon Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se nesër do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të “shoqatës”.
Në fotot që dërgojnë kriminelët ka M16, Ak47 dhe armë. Ndër armët është edhe “një bazukë”. Më pas shefi jep “ok” për blerjen. Por njëri nga të dyshuarit vendos t’i japë një paralajmërim të fundit Lucianit: Ishin në një lokal, e di që ndalova, piva kafe, ata i përshëndeta dhe menjëherë u thashë: Duhet të flasim për atë gjënë tonë.
“Jo luftë, ne e kemi respektuar njëri-tjetrin … ju na keni respektuar gjithmonë edhe pse keni shkuar te dy djemtë tanë të vegjël dhe keni thënë e kërkuar.”.
Dhe viktimat të frikësuara janë përgjigjur: Ndoshta jemi shprehur keq ose e kemi keqkuptuar … gjithmonë pa dashur të tregojmë mos respekt.