Një atentat ka ndodhur këtë pasdite në Lushnje. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është plagosur 45-vjeçar Kujtim Meta, i cili ndodhet aktualisht në spital.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.