Grabiti postën, Suçi dyshohet si vrasës me pagesë, rrinte hoteleve për të humbur gjurmët

0

Elis Suçi, 30-vjeçari i arrestuar për grabitjen e 10 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Kamëz dyshohet tu ketë shërbyer grupeve kriminale si vrasës me pagesë. Suçi dyshohet të ketë kryer vrasje me pagesë. Pas arrestimit të tij, prokuroret po hetojnë edhe disa ngjarje të fundit kriminale që përkojnë me daljen e tij nga burgu.

Arma e zjarrit që iu gjet në momentin që u vu në pranga është dërguar për ekspertizë në laborator për të parë nëse është përdorur në krime të tjera. Për të humbur gjurmët, Suçi fshihej në hotele të ndryshme.

Elis Suçi u arrestua pasditen e së mërkurës në afërsi të zonës së Medresesë. Në momentin që është ndaluar nga policia, ai u ka drejtuar armën efektivëve dhe u ka kërkuar që të largoheshin, në të kundërt do të qëllonte. Ndërhyrja e shpejtë e një polici të veshur civil ka bërë që kolegët e tij të shpëtonin. Emri i Elis Suçi doli nga dëshmia e bashkëpunëtorit të tij Algert Kurti, me të cilin kreu grabitjen në Kamëz, në filialin e postës Shqiptare ku morën 10 milionë lekë të vjetra. Tashmë të dy ndodhen pas hekurave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu