Operacion policor tek terminali i autobusëve në Tiranë, shoqërohet një 20-vjeçar

0

TIRANË– Një operacion policor është zhvilluar tek Terminali i Autobusëve në Tiranë. Mësohet se efektivët janë vënë në ndjekje të një 20-vjeçari. Ende nuk dihet identiteti i tij apo arsyeja për të cilën policia kërkon ta vërë në pranga.

Deri më tani raportohet se operacioni ka nisur në orën 16:00 dhe vijon ende. Në përfundim, pritet që Policia e Tiranës të publikojë një njoftim zyrtar përmes të cilit do të sqarojë ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu