Një tërmet i fortë goditi rreth mesnatës Bosnje-Hercegovinë. Tërmeti shkundi edhe vendet e Ballkanit dhe u ndje edhe në Shqipëri.
Sot bëhet me dije se është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një vajzë 27 vjeçe Elmira Sefo nga Stolaci.
Mësohet se një shkëmb i madh ka rënë në shtëpinë ku e reja jetonte me prindërit duke i shkaktuar asaj vdekjen. Prindërit e saj raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Elmira është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta risjellin në jetë, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale.
Një e afërme i vajzës së plagosur ka thënë për mediat se shkëmbi ka thyer shtëpinë dhe se skenat janë të tmerrshme. “Ai shkëmb ra dhe u ça në shtëpinë e kushërinjve të mi. Kushëriri im u plagos rëndë. Në shtëpinë time gjithçka ra nga raftet në dysheme. Nuk kam ndjerë një tërmet të tillë në jetën time”, tha ajo.
Nga Qendra Shëndetësore në Stolac thonë se ka qytetarë të lënduar, por nuk raportohen vdekje të tjera.
Stevo Drapiq, kryetari i komunës së Lubinjës, tha për RTRS se dëme materiale u shkaktuan ndërtesave të banimit dhe ndërtesave komunale. Ai tregon se nuk ka të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale do të vlerësohen më vonë.
“Është herët të flitet për shkallën e dëmeve, por është e rëndësishme që të mos ketë viktima në njerëz. Janë dëmtuar disa objekte, si dhe automjete pranë objekteve nga të cilat ka rënë fasada. Anëtarë të Mbrojtjes Civile, Zjarri Brigada dhe Shtabi i Krizave janë në terren Komunat”, thotë Drapiq.