Nga Shqipëria drejt Spanjës, goditet një grup trafiku që dërgonte droge me postë

0

Autoritetet finlandeze thonë se kanë përfunduar hetimet për një rast të kontrabandës së drogës nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanjës. Sipas mediave vendase, droga është trafikuar nga një bandë e quajtur Mantaqa, anëtarët e së cilës kryesisht janë finlandezë, por ka edhe shqiptarë të përfshirë.

Mikko Minkkinen, kryeinspektor detektiv në departamentin e policisë Lindore të qytetit Uusimaas, tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar rreth 70 kilogramë marijuane në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro.

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë, ndërsa nga grupi përdorej një shqiptar që merrte pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ky person, ende i paidentifikuar, u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë.

Pasi droga kishte mbërritur në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në qese me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava. 4 të dyshuarit kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Ndërsa dyshohet edhe për pese persona të tjerë, për të cilët vijon hetimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu