Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Kukësit.
Burime bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B.M ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin me inicialet F.A, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës.