BBC: Macron fshiu rivalen e ekstremit të djathtë, s’ka ndodhur kurrë

0

Kjo ishte një fitore dramatike për Macron, duke parë parashikimin në përqindje, por dhe shansi më i mirë i Le Pen për të kryesuar.

FRANCË– Për BBC, fitorja e Emmanuel Macron është fillimi i fundit të Marine Le Pen në politikë. Në një shkrim nga reporter Paul Kirby thuhet se kjo ishte një fitore dramatike për Macron, duke parë parashikimin në përqindje, por dhe shansi më i mirë i Le Pen për të kryesuar.

Shkrimi i plotë:

Kjo është një fitore dramatike për presidentin në detyrë, dhe një fitore historike. Mos u keqkuptoni, ky ishte shansi më i mirë i Marine Le Pen për fitore dhe megjithatë nuk ndodhi. Fushata e saj ishte e shkëlqyeshme, përqendrimi i saj në koston e jetesës u pëlqeu votuesve dhe ajo performoi mirë në duelin e madh televiziv ditë më parë.

Macron as nuk hyri në zgjedhje deri tetë ditë para raundit të parë, duke nxitur akuza për arrogancë. Por kur ai mori pjesë, votuesit dëgjuan qartë. Edhe pse Le Pen ofroi ulje taksash dhe të moshës së pensionit, ata vendosën që propozimet e tij ishin më realiste dhe e refuzuan atë. Prej 20 vitesh Franca nuk ka mbështetur një president për dy mandate dhe kurrë më parë një president nuk është rizgjedhur me shumicën në parlament.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu