Dy vëllezër të mitur kanë përfunduar në spital pasi janë plagosur me thikë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë këtë mbrëmje. Të miturit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë një 43-vjeçar me inicialet I.D.