I larguar prej 7 ditësh, polica kërkon ndihmë për gjetjen e 85-vjeçarit në Dibër

0

DIBËR- Një 85-vjeçar ëhstë larguar nga shtëpia e tij pa lënë gjurmë.

Gazetari i InfowebTv, Neki Feta raporton se Rexhep Sadiku nga fshati Trebisht i Gollobordës është larguar që nga data 20 prill dhe nuk është rikthyer më në shtëpi.

Familjarët kanë njoftuar policinë për të kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur të moshuarin. Por pas disa ditësh kërkimi, policia nuk ka mundur të gjej asnjë gjurmë të Sadikut.

Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e banorëve të zonës, në mënyrë që të ndihmojnë në gjetjen e 85-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu