E reja nga Kavaja sheh tmerrin me sy/ Përdhunohet nga një 37-vjeçar

0

Një 24-vjeçare ka denoncuar në policinë e Kavajës një 37-vjeçar me iniciale Y.T. për shkak se sipas saj ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Për këtë arsye, sipas njoftimit të policisë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin me iniciale Y.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 24-vjeçare, pa dëshirën e saj.”-njoftoi policia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu