Braktisi furgonin me drogë, shqiptari lirohet nga burgu në Angli, e pret esktradimi

0

BRITANI E MADHE– Andrea Shani, një shqiptar i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar është liruar nga burgu, gjashtë muaj pasi është vënë në pranga. Mediat britanike shkruajnë se Shani është arrestuar në tetor, pak muaj pasi u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohej për trafik droge.

Si ndodhi e gjithë ngjarja

Andrea Shani

Andra Shani po udhëtonte me një furgon të cilin e kishte mbushur me 76 bimë narkotike të llojit kanabis. Në momentin që ai ka vënë re se drejt urës Humber, braktisi furgonin dhe u largua. Pas kontrollit, policia gjeti drogën në mjet të cilën e sekuestroi, por mori gjithashtu edhe kartën e identitetit të 23-vjeçarit shqiptar. Përmes saj, policia britanike arriti ta identifikonte shqiptarin dhe ta shpallte atë në kërkim. Në tetor u vu në pranga dhe qëndroi pas hekurave për gjashtë muaj paraburgim, deri më sot që doli para gjyqit. Ai u dënua me 1 vit burg, por ky konsiderohet i shlyer pasi paraburgimi që ka bërë është ekuivalent me dënimin e marrë dhe për rrjedhojë i riu ka marrë lirinë. Mesazhet në telefon tregonin se ai kishte njohuri për ngritjen e kultivimit të kanabisit dhe ishte dikush që u thirr për shkak të ekspertizës së tij.

“Gjurmët e gishtërinjve që i përkasin të pandehurit u gjetën brenda furgonit. Një telefon celular u gjet gjithashtu nga furgoni. Ai celular kishte fotografitë e të pandehurit në të dhe fotografitë e bimëve të kanabisit dhe gjithashtu foto të kimikateve të përdorura në rritjen e këtyre bimëve. Sa i përket kësaj gjykate, ju keni vuajtur dënimin. Do të transferoheni në paraburgimin e imigracionit pas përfundimit të këtij dënimi. Ju kualifikoheni për paraburgim sipas dispozitave të Aktit të Kufijve të Mbretërisë së Bashkuar,”– tha gjyqtari Mark Bury.

Tashmë shqiptarin e pret ekstradimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu