Deputeti i PD-së ngre dyshimet: I riu s’u vetëvra, vdiq në dorë të policëve

0

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka hedhur dyshime në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku u raportua se i ndaluari nga poliia, Ilvi Meta, është vetëvarur në qeli. Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 31-vjeçari nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga policët dhe ka ndërruar jetë për shkak të dhunës që efektivët kanë ushtruar mbi të. Deputeti i PD-së i bën thirrje Prokurorisë që të mos manipulojë provat.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28-vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur,”-shkruan Sula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu