Dy pushuese janë zhdukur pasi kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre që nga ora 12:00. Mësohet se vajzat kanë marrë me qira një pedalion në një prej plazheve të Ksamilit, por ende nuk janë kthyer, pushueset e kishin paguar pedalionin deri në orën 15:00, por për arsye që nuk dihen, nuk janë kthyer më në bregdet.
Ka qenë pronari i pikës ku jepeshin varka me qira ai që ka dhënë alarmin për humbjen e dy pushueseve. Autoritetet kanë nisur kërkimet, por ende nuk dihen identitetet e vajzave, apo itinerari që kanë ndjekur. Kjo pasi mjetet lundruese nuk kanë GPS (lokalizues).