‘Avioni i apokalipsit’, anulimi misterioz i fluturimit mbi Moskë, çfarë ndodhi gjatë paradës së ‘fitores së madhe’

0

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti një fjalim përpara trupave të tij në Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.

Por Putini nuk tha ndonjë gjë të rëndësishme, mbi të gjitha nuk i shpalli luftë Ukrainës zyrtarisht, ashtu siç kishin paralajmëruar disa analistë dhe media.

Sipas Daily Mail, as ‘Avioni i apokalipsit’ nuk fluturoi mbi Moskë gjatë paradës.

Ky avion i lejon Putinit që të vazhdojë të sundojë Moskën edhe në rast të një lufte bërthamore. Avioni gjigant i periudhës sovjetike, pa dritare përveç pjesës së kabinës së pilotëve, njihet edhe si Kremlini Fluturues. Për herë të fundit ai është parë në ajër në vitin 2010.

Anulimi i fluturimit është bërë në minutat e fundit. Sipas Daily Mail, mediat shtetërore ruse thonë se ai nuk u ngrit në ajër për shkak të motit të keq.

Por ka thashetheme se avioni nuk fluturoi nga frika e ndonjë sulmi.

Parada këtë vit ishte më e kufizuar në mjete, pasi një pjesë e tyre janë në Ukrainë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu