Gjendet një person i vdekur në pyllin e Divjakës

0
Dead corpse on a road in woods covered with white blanket and enclosed with the yellow tape

DIVJAKË– Një person i pajetë është gjetur në pyll të Divjakës. Mësohet se trupi është pikasur nga banorë të zonës që po kalonin rastësisht në anë të rrugës. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë për rastin në fjalë.

Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet. Ende nuk dihet se çfarë gjinie apo moshe është viktima. Në vijim pritet që të zbardhet identiteti i personit të pajetë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo aksidentale. Nga policia nuk ka ende një informacion zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu