HAGË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po viziton ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, më saktësisht Haaglanden. Takimi me Thaçin ka nisur në orën 11:30, dhe pritet që të zgjasë për tre orë.
Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë. Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.