Është shpallur fituesi i Eurovizionit për vitin 2022.
Pas votave të jurisë dhe publikut, fitues u shpall Ukraina me 631 pikë. Në vend të dytë u shpall Britania e Madhe.
Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku, i cili e mbështeti atë nisur edhe prej luftës atje.
Gara ishte e fortë deri në fund mes Britanisë së Madhe dhe Ukrainës.