E plagosën në lokal, Kërtusha TRONDIT me dëshminë

0

Durrës- Ish-kandidati i Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha ka tronditur me rrëfimin e tij për ngjarjen sot në një lokal në qytetin bregdetar, ku një person qëlloi drejt tij duke e plagosur në këmbë.

Kërtusha ka thënë se nuk bëhet fjalë për një sherr banal, siç u raportua në disa rrjete sociale, por një atentat të mirëfilltë ndaj tij. Ai tha se autori kishte për qëllim ta ekzekutonte, por iu bllokua pistoleta.

Kërtusha ka hedhur edhe akuza ndaj Policisë së Durrësit, duke thënë se tentoi të mjegullonte ngjarjen.

Kërtusha, i cili ka qenë edhe kryetar i Forumit Euro-Socialist Shqiptar, tha se “policia nxitoi duke shpërndarë një tymnajë për dinamikën e ngjarjes”.

Plagosja ndodhi në lokalin e këngëtarit “Noizy” në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa autori ishte i maskuar me kapuç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu