Sekuestrohet kokainë në Durrës, e fshehur brenda anijes me qymyr

0

DURRËS- Kokainë në Portin e Durrësit! Lënda narkotike është gjetur e sekuestruar brenda një anije që sillte qymyr nga Kolumbia. Kokaina është kapur në anijen Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankoruar ditën e djeshme në portin e Durrësit, e pas kontrolleve u bë zbulimi i sasisë. Kjo e fundit ende nuk është peshuar. Anija Unistream para se të ankorohet në Durrës ka ndaluar në Barranquilla të Kolumbisë.

Nuk dihet nëse ka persona të ndaluar apo të arrestuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu