E kishte çuar në servis, digjet makina e 35 vjeçarit në Sarandë

0

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2022, rreth orës 15:10, në lagjen nr.3, Sarandë, tek servisi i shtetasit A. L., është djegur pjesërisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit P. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Lajmi në përditësim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu