Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Fier.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërrtuar jetë një person.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur kthesa e Pojanit, teksa një makinë është përplasur me një motoçikletë.
Ndërkohë që ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes drejtuesi i motoçikletës, trupi i pajetë i viktimës ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Deri më tani autoritetet nuk kanë dal me një njoftim zyrtar, teksa ndodhen në vendin e ngjarjes për dokumentimin e plotë të provave dhe zbardhjen e saj.