Aksident te ish-stacioni i trenit në Tiranë, urbani bllokohet në mes të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Ashtu siç shihet në FOTO-n më sipër në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa një autobus ka mbetur i bllokuar. Siç duket makina e parë është ndalur në rrugë ndërsa tjetra e ka goditur nga pas. Ndërkohë autobusi që po kalonte anash, ka mbetur për disa minuta i bllokuar.

Në vendngjarje ka shkuar policia, për të bërë të mundur lirimin e trafikut, ndërkohë që nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu