Efektivi i Policisë, Çaush Saliasi ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë brenda ambienteve të Komisariatit nga kolegu i tij Ludian Zaimi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak më parë në Komisariatin nr.3 në Tiranë ku efektivi i policisë, Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij, Saliasin.
Menjëherë Saliasi u dërgua drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se Saliasi është qëlluar disa herë nga Zaimi, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet të cilat kanë çuar autorin drejt këtij veprimi.