Ndryshe nga mbrëmja e 24 majit, ku tifozët e Romës dhe Feyenoordit shkaktuan trazira në rrugët e Tiranës, mbrëmja e djeshme, ishte më e qetë. Megjithatë, sipas grupeve huligane në rrjete sociale ka pasur disa përplasje mes tifozërive, edhe pse sporadike.
Sipas “Hooligans.cv” një tifoz roman është sulmuar nga tifozët e Feyenoord-it. I riu në fjalë shihet në videon e publikuar i shtrirë në tokë dhe duke lënguar nga dhimbjet.
Ndërkohë, në një foto tjetër të publikuar nga kjo faqe, shfaqet një tifoz holandez, i cili tregon shenjat e shkaktar në trupin e tij nga shkopinjtë e gomës të përdorur nga efektivët shqiptarë për të qetësuar situatën
26.05.2022, Roma🇮🇹 knock out by Feyenoord🇳🇱 Hooligans in Tirana https://t.co/Fjy3xrlEmQ#ASRoma #knock #Feyenoord #hooligans #tirana pic.twitter.com/qbvHCkXZol
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 25, 2022