Një ditë pas finales, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e mbarë Europës

0

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë.

“Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas përfundimit të finales së Konferencë Ligës situata në rrugët e Tiranës ka qenë e qetë.

Tifozët e Romës kanë vijuar të festojnë edhe jashtë stadiumit ndërsa ata të Feyenoord janë shpërndarë të zhgënjyer. Shpërndarja e tifozëve është bërë e monitoruar rreptësisht nga forcat e policisë.

Nuk janë shënuar incidente pas ndeshjes ndryshe nga mbrëmja e së martës ku pati një sërë përplasjesh mes huliganëve dhe policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu