Zbardhen detajet/ Plagosja e të miturit në Pukë, dyshohet se u qëllua nga një…

0

Pukë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjegjan të Pukës ku një 11 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë në këmbë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes 11 vjecari është plagosur nga një 17 vjeçar aksidentalisht.

Ato ishin së bashku dhe gabimisht 17 vjeçari ka shkrehur armën.

Një plumb i ka përfshirë këmbën të miturit.

I mituri ndërkaq është dërguar fillimisht në spitalin e Pukës për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas u nis drejt Tiranës.

Më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen.