Një grua që merrte pjesë në festë arriti të ndalonte një tjetër masakër që mund t shënohej në SHBA.
Një person i armatosur nxori armën tip pushkë dhe po shenjtëronte një turmë, kur gruaja nxori armën dhe qëlloi për vdekje agresorin.
Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë.
“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme. Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo u përfshi me kërcënimin dhe shpëtoi disa jetë” tha Hazelett.
Gruaja pas të shtënave ka mbetur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me hetuesit, teksa raportohet se ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë.
Dennis Butler, një 37-vjeçar me një histori të gjerë kriminale, është agresori që u vra nga gruaja në fjalë.
Kjo ngjarje vjen pas masakrës në Teksas ku një adoleshentë shkoi në një shkollë dhe vrau 21 nxënës e mësues.