Liverpool dhe Real Madrid përballen mbrëmjen e sotme në “Stade de France” përballë 80 mijë spektatorëve në stadium dhe miliona të tjerëve para ekranit, për të diskutuar trofeun më të rëndësishëm europian për klube, Champions League.
59′ Vinicuis shënon për Real Madrid
21’ Courtois shpëton madrilenët. Pas një gjuajtje të Mane, devijimi i lehtë i portierit çon sferën në shtyllë dhe eviton golin e avantazhit të Liverpulit.
19’ Alexander-Arnold ka mundësinë të tentojë portën pas një hapësire që u krijua në zonë, por fluturon sferën mbi traversë.
16’ Rast ideal për Liverpulin pas një gjuajtje të Salah në zonë. Courtois e ndalon duke e devijuar me saktësi sferën. Pak çaste më vonë është një gjuajtje e Tiago nga jashtë zonës që përfundon në duart e portierit belg.