E rëndë, fëmija 4-vjeç bie nga shkallët dhe humb jetën

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Piza të Italisë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga shkallët dhe është përplasur me një objekt xhami dhe për pasojë ka humbur jetën.

Objekti i xhamit i ishte ngulur thellë në qafë.

Fëmija që humbi jetën ishte me orgjinë gjermane dhe kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në një festë sëbashku me prindërit dhe vëllain e tij.

Pavarësisht se mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje ishte e pamundur që vogëlushit t’i shpëtohej jeta si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë në qafë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu