Shkodra në ‘flakë’ pas fitores së Kupës, si u prit skuadra pas mesnate në rrugët e qytetit

0

Qindra qytetarë të Shkodrës, kanë dalë në rrugë mesnatën e djeshme, për të pritur skuadrën e tyre të zemrës, e cila arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme trofeun e Kupës, teksa mundi në Air Albania skuadrën e Laçit.

Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.

Këtë herë skuadra e mposhtur nga ekipi shkodran ishte Laçi, që megjithëse kaloi i pari në epërsi që në fillin të sfidës me Guindo, nuk ia doli të mbronte epërsinë, duke pësuar dy gola, që ishin njëri më i bukur se tjetri.

Në minutën e 18-të barazoi Hoxhaj me kokë, pas krosimit të Latifit, ndërsa në shtesë, pikërisht në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e largët, por jo pa faj është edhe portieri Dajsinani, që duhet ta kishte kontrolluar më me kujdes trajektoren e topit.

Rezultoi e treta e vërteta për Mirel Josën, që i shton palmaresit tij Kupën e katërt dhe bëhet trajneri shqiptare me me shumë trofe, plot 12 (5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa), duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe).

Fitorja e Kupës i jep mundësinë skuadrës shkodrane, që të jetë pjesë e Konferencë League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu