Këtë të mërkurë është zhvilluar senaca ndaj Ardian Çapjes dhe të pandehure të tjerë. Dëshmitari i drejtësisë, Ervis Bardhi vazhdon rrëfimet për vrasjen Nezir e Gentan Beqirit . Përpara gjykatës ai ka treguar se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin. Gjatë dëshmisë së tij ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner, dhe se gënjen vazhdimisht.
Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga Policia. Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012. Policia ka rënë në gjurmët e tyre falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.
Si ndodhi vrasja
Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari, Gentian Beqiri, është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër”, të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-ën, Gentian Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.