Bëhet fjalë për Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë përfitues të tokave përmes dokumenteve të falsifikuar.
Zbardhen të tjera detaje në lihje me operacionin e zhvilluar në Sarandë për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë publike në Sarandë. Mësohet se në pranga janë vënë edhe tre biznesmenë të cilët kanë përfituar nga kjo skemë korruptive. Bëhet fjalë për Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë përfitues të tokave përmes dokumenteve të falsifikuar.
Por si i regjistronin pronat?
Këta persona realizonin dokumente të falsifikuara, që tregonin se këto prona i kishin përfituar nga Bashkia me vendim të Këshillit Bashkia. Më pas ata bënin regjistrimin në Hipotekë. Si rregull, hipoteka i dërgon shkresë Bashkisë që të verifikojë dokumentacionin brenda muajit. Nëse nuk merr përgjigje, pronat regjistrohen automatikisht. Kjo gjë ka ndodhur edhe në këtë rast.