Abuzimi me tenderin për RTSH Agro, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-Dr i RTSH, Thoma Gëllçi
Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.