Grabitën bankën në Koplik një muaj më parë, policia e Shkodrës ndalon dy autorët e dyshuar

0

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë janë ndaluar në zonën e  Bajzës në Malësinë e Madhe ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i tyre.

 Pas gati një muaj kërkimi policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinjë të dyshuar si autorë për grabitjen e bankës në Koplik në ndodhur më 9 Maj.

Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë janë ndaluar në zonën e  Bajzës në Malësinë e Madhe ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i tyre.

Tre persona, të veshur me golf të zi, maska të zeza e të armatosur janë futur brenda filialit të bankës së nivelit të dytë që ndodhet në qendër të Koplikut dhe kanë terrorizuar punonjësit. Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, ata kanë marrë 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë të reja nga arkat e sportelve të bankës së nivelit të dytë në Koplik dhe janë larguar. Në ndihmë mësohet tu ketë ardhur një person me një mjet të llojit “Volksvagen” me ngjyrë të zezë që i priste jashtë bankës. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, mjeti i llojit ‘Golf’ u gjet i djegur në dalje të Koplikut.

Pasi kanë djegur mjetin e tyre, autorët kanë ndaluar një mjet ‘Mercedes Benz’ që ka kaluar rastësisht në atë zonë. Drejtuesin e makinës e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë zbritur. Më pas janë larguar me mjetin e vjedhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu